Sanksionet nga lufta: Sa ka humbur Abramovich

Në vetëm një vit, oligarkët rusë panë se pasuria e tyre e kombinuar u tkur me 95 miliardë dollarë për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë pas pushtimit dhe luftës në Ukrainë.

Sipas llogaritjeve për Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg, oligarkët më të pasur rusë po humbnin rreth 330 milionë dollarë në ditë.

Ndër humbësit më të mëdhenj është Roman Abramovich, ish-pronari i Chelsea (të cilin e shiti pasi shpërtheu lufta), i cili pa pasurinë e tij të bjerë 57% në 7.8 miliardë dollarë këtë vit.

Ai ishte një nga oligarkët e parë që u sanksionua nga Britania. Ministrat madje e akuzuan atë për “lidhje me regjimin e Putinit”.

Britania ka sanksionuar 1271 persona, duke përfshirë Abramovich dhe “Mbretin e Nikelit” Vladimir Potanin, njeriun e dytë më të pasur të Rusisë.

Humbësi i madh dhe Genadi Timchenko, njeriu i Vladimir Putinit dhe ai, i cili pa pasurinë e tij të ulet me 48% në 11.8 miliardë dollarë. Suleiman Kerimov humbi 41% të pasurisë së tij, duke rënë në 9 miliardë dollarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu