Sara akuzon produksionin e BBVA gjatë transmetimit direkt: Kam kërkuar që të dalë vet dhe ju nuk më lejuat

Në një ndër momentet më të tensionuara të edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, prezantuesja dhe banorja e shtëpisë Sara Gjordeni u përjashtua nga spektakli me vendim nga Vëllai i Madh. Vendimi erdhi në spektaklin e mbrëmjes së së martës dhe pasqyronte rregullat e brendshme të programit që ndalojnë çdo lloj forme të dhunës fizike.

Përjashtimi i Sarës ndodhi si rezultat i një incidenti që ndodhi gjatë javës në të cilin ajo u përfshi në një konfrontim fizik me banoren Françeska Murati. Ky akt i papritur dhe i rregullave të shtëpisë shkaktoi reagime të shumta dhe çoi në përjashtimin e saj nga shtëpia.

“Përtej varreve, dëgjohej muzika në sfond”, Feride Rushiti rrëfen ngjarjen …Notat e lojtarëve: Sociedad 1-2 PSG, veçohet MbappeTentoi të bëjë rrotullim në ajër me ski në Kanada, i riu përplaset direkt në teleferik …Gabimet për shkak të të cilave pudra rregullisht bie nga fytyraBerat Miftari i bashkohet Radio Dukagjinit

Situata u bë edhe më e ngarkuar kur, gjatë kohës në dhomën e rrëfimit, Sara nisi të lëshojë akuza drejt produksionit. Ajo u shpreh se kishte kërkuar t’i jepej mundësia për të lënë shtëpinë vullnetarisht të hënën – një kërkesë të cilën, sipas saj, produksioni nuk e kishte respektuar.

“Kam kërkuar që të dalë vet (pa vendimin e vëllait të madh) të hënën por nuk ma keni respektuar. Personalisht e gjej fyese këtë gjë sepse thatë që do më kthenit përgjigje dhe nuk më kthyet”, u shpreh ajo.

Në atë moment të transmetimit live, ndërhyri moderatori i programit Ledion Liço, i cili i kujtoi Sarës se kërkesat për të lënë vullnetarisht shtëpinë bëhen dhe adresohen vetëm gjatë spektakleve ‘prime’.

Përjashtimi i Sarës nga Big Brother VIP Albania është një ngjarje që ka ngritur pyetje dhe debate rreth rregullave të sjelljes brenda shtëpisë dhe mbi rolin e produksionit në menaxhimin e konflikteve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu