Sara rikthehet në program: U largova se u përjashtua Eri dhe isha me nerva

Pasditen e sotme Sara është rikthyer në program, pasi u largua në mënyrë të papritur duke mos i bërë të ditur askujt arsyen e largimit. Ndërkohë, moderatorja e programit, Bora Zemani paralajmëroi konkurrentët se sjellje të tilla nuk mund të tolerohen më.

Më konkretisht, ajo është shprehur se:

“Sjellje të tilla nuk do tolerohen më, nuk mund të ketë largime të tilla pa njoftuar askënd.”

Nga ana tjetër, Sara sqaroi se arsyeja e largimit të saj kishte qenë përjashtimi i Erit, por tha se e kuptoi gabimin, duke i kërkuar falje produksionit.

Ajo tha se:

“Unë kërkoj ndjesë që ika ashtu, por e bëra sepse kur jam në nerva, më e mira është të qetësohem. Ajo që ndodhi me Erin mua më preku. Unë isha shumë e afërt me Erin dhe ika sepse nuk e durova dot” – tha  ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu