Saul dhe dy “flijime” të tjera, Antoine Griezmann drejt kthimit në Madrid

Antoine Griezmann prej dy sezonesh luan me Barcelonën, por ende nuk ka arritur të bindë trajnerët dhe tifozët dhe largimi i tij është një mundësi mjaft reale tashmë.

Vetë sulmuesi e ka pranuar se nuk ndihet i lumtur te Barcelona, ndërsa klubi katalanas ka nevojë urgjente për të ulur nivelin e pagave. Atletico ka nisur kontaktet për ta kthyer. Ajo që është e rëndësishme është se të dy palët kanë vullnetin e mirë për të mbyllur këtë operacion.

AS zbulon skenarin e këtij transferimi, që do dërgonte në Barcelonë një super mesfushor. Saul mund të kalojë në “Camp Nou” në formë shkëmbimi, megjithëse shitja e tij në një tjetër klub dhe blerja e Griezmann me para është një tjetër mundësi.

Por largimi i Saul nuk mjafton për të përballuar ardhjen e Griezmann. Mësohet gjithashtu se Herrera e Vrsaljko mund të largohet për të liruar hapësirë financiare për francezin. Simeone e pret Griezmann në “Wanda Metropolitano”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu