Scherbak: Rusia është mike e vjetër dhe e dëshmuar e Maqedonisë

Ambasadori i Rusisë në Shkup, Oleg Scherbak, ka deklaruar se Rusia është mike e vjetër dhe e dëshmuar e Maqedonisë, duke e konsideruar si partner të barabartë.

Sipas tij, Rusia e ka respektuar mendimin e Maqedonisë dhe sinqerisht është e interesuar për stabilitetin dhe përparimin e saj, duke konfirmuar se Rusia është e hapur për ta thelluar bashkëpunimin në të gjitha sferat, pa marrë parasysh se kush është në pushtet.

Scherbak thekson se një qasje e këtillë u përgjigjet interesave të Rusië, Maqedonisë dhe rajonit. Kjo deklaratë u bë me rastin e organizimit të Ditës së Rusië, ku të ftuar ishin përfaqësues qeveritar, diplomatë, afaristë, si edhe përfaqësues të bashkësisë ruse në Maqedoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu