Schmidt për BBC-në: S’ka shpërbërje paqësore të Bosnjës, ndërkombëtarët s’duan situatë si në vitet ’90

Schmidt thotë se Dodik ishte fajtori kryesor për situatën aktuale në Bosnjë e Hercegovinë dhe shtoi se komuniteti ndërkombëtar nuk do t’i shikojë me sy të mirë lëvizjet e tij që çojnë në destabilizimin e shtetit.

Ditët e fundit mediat botërore shkruajnë dhe flasin gjithnjë e më shumë për Bosnje-Hercegovinën dhe situatën e tensionuar politike.

Anëtari serb i Presidencës së BeH, Milorad Dodik, Përfaqësuesi i Lartë Christian Schmidt dhe baronesha Arminka Helic folën për BBC Radio fundjavën e kaluar.

Schmidt tha se Dodik është fajtori kryesor për situatën aktuale në BeH dhe shtoi se komuniteti ndërkombëtar nuk do t’i shikonte me sy të mirë lëvizjet e tij që çojnë në destabilizimin e shtetit.

Njoftimi i anëtarit të Presidencës, Milorad Dodik, se do të flasë për shpërbërjen paqësore të vendit, siç ka filluar ta shpallë tani, për ta shpërbërë ushtrinë dhe për ta pasur ushtrinë e vjetër të Republikës Srpska. Mendoj se është koha për ta bërë të qartë se komuniteti ndërkombëtar nuk është i detyruar në asnjë mënyrë, për të hyrë në situatat prej të cilave sapo dolëm në vitet 1990. Nuk ka shpërbërje paqësore”, tha Schmidt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu