Scholz dhuron 40 tanke për Ukrainën

Gjermania i ka dhuruar Ukrainës 40 automjete të blinduara “Marder” të cilat do të arrijnë në fushëbetejë para fundit të marsit. Pos tankeve kancelari gjerman, Olaf Scholz u kujdes që ushtria e tij, të trajnoj edhe ushtarët ukrainas për përdorimin e tyre, transmeton klankosova.tv.

Se ky proces po ecë sipas zotimeve erdhi të sigurohet ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht.

Pra tani mund të sigurojmë angazhimin e kancelarit gjermane për të mbështetur Ukrianën me Marderë. Ne do të sigurohemi qe deri në fund të tremujorit të parë 40 Marderë si dhe ushtarë të trajnuar ukrainas të nisen në Ukrainë, deklaroi Christine Lambrecht, ministre gjermane e Mbrojtjes.

Kjo dërgesë sipas Lambercht nuk do ta dobësoj ushtarakisht ushtrinë gjermane.

“Ne mund të garantojmë se ky dorëzim po bëhet me sa më pak kufizime për Bundesver-in. Ajo që mund të them është se 40 Mardert nuk janë marr nga forcat aktive tha Christine Lambrecht, Ministre Gjermane e Mbrojtjes.”

Scholz së fundmi ka rritur shpenzimet ushtarake të Gjermanisë duke vendosur që t’i dërgojë ndihma municioni Ukrainës.

Në fillim të luftës kishte refuzuar ta bënte këtë me frikën e shpërthimit të konfliktit të drejtpërdrejtë me Rusinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu