Scholz: Gjermania mund të përballet me dimrin dhe furnizimin me energji

German Chancellor Olaf Scholz speaks during the annual Munich Security Conference, in Munich, Germany February 19, 2022. REUTERS/Andreas Gebert

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se Gjermania do të jetë në gjendje të “përballet” me dimrin e ardhshëm dhe të sigurojë furnizimin e saj me energji pavarësisht ndërprerjes së furnizimit të gazit rus.

“Rusia nuk është një furnizues i besueshëm i energjisë. Qeveria Federale është përgatitur për një mundësi të tillë që nga fillimi i vitit”, theksoi Scholz.

Ai shtoi se “në sajë të diversifikimit të burimeve të furnizimit dhe rimbushjes së rezervave të gazit”, Gjermania është tani në një pozicion për t’u përballur me problemin e një ndërprerjeje të zgjatur të dërgesave të gazit rus nëpërmjet tubacionit Nord Stream.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu