Scholz, Macron dhe Draghi pritet të vizitojnë Kievin përpara samitit të G7

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të udhëtojë në Kiev me homologët e tij nga Franca dhe Italia përpara samitit të Grupit të Shtatë në fund të qershorit, njoftoi të shtunën gazeta gjermane Bild am Sonntag.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mediumi gjerman ka cituar burime të qeverisë franceze dhe ukrainase.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane i tha Reuters: “Nuk jemi në gjendje ta konfirmojmë këtë”.

Ndërsa i pyetur nga Reuters, pallati Elysee nuk pranoi të konfirmonte informacionin.

As Qeveria italiane nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesave për koment.

Ndryshe, asnjë nga tre udhëheqësit nuk ka qenë në Kiev që nga fillimi i agresionit mbi Ukrainë nga Rusia në fund të muajit shkurt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu