S’do ta besoni sa vite po mbush Bill Clinton, sot feston ditëlindjen

Ish-presidenti i ShBA-së, Bill Clinton, feston sot 80-vjetorin e lindjes. Clinton, i lindur më 19 gusht 1946 në Arkansas, shërbeu si presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri më 2001.

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ai vijoi angazhimin publik përmes Clinton Foundation, me fokus në shëndetin publik, zhvillimin ekonomik dhe çështjet globale.

Për shqiptarët e Kosovës, Bill Clinton mbetet një emër i paharruar. Kontributi dhe vendosmëria e tij në vitin 1999 për t’i dhënë fund represionit ndaj popullit të Kosovës do të kujtohen me mirënjohje brez pas brezi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu