Kuvendi i RM-së sot e vazhdoi seancën e gjashtë për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvërlevski. Por Propozimi që Zvërlevski të jetë i shkarkuar nga detyra prokuror publik u gjend në vërejtje procedurale pas kërkesës së deputetëve të VMRO-DPMNE-së që kjo pikë të pezullohet.
Në fillim të seancës, Ilija Dimovski tha se kërkesa e tyre është në pajtim me aktin për nëshkrimin e zgjedhjeve lokale, me të cilin parashihet të ngrihen zgjedhjet, emërimet dhe shkarkimet e funksionarëve shtetëro.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në përgjigjen ndaj Dimovskit tha se shtëpia ligjvënëse është mbi të gjitha institucionet dhe punon në pajtueshmëri me rregulloren dhe nuk ka kufizime ta vazhdojë diskutimin e filluar. Antonio MIlloshovski kërkoi pauzë që të konsultohen normat ligjore pas kësaj pyetjeje. Seanca do të vazhdojë pas orës 15h./InfoShqip.com










