Seanca gjyqsore sot me dyer të mbyllura për “Lagjen e Trimave”

Prapa dyerve të mbyllura për opinion do të mbahet seanca e sotme për rastin “Kumanova”, njofton agjencia e lajmeve INA.

37 të akuzuar, po gjykohen për rastin “Kumanova – Lagjja e Trimave”, për ndodhitë e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë.

Dy vitre më parë në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Ndërkaq, humbën jetën edhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur.

Kjo është seanca e parë për vitin 2017 dhe do të mbahet pas dyerve të mbyllura pasi do të shfaqen fakte të fshehura nga publiku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu