Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 72-të, në të cilën deputetët do t’u parashtrojnë pyetje kryeministrit dhe ministrave.
Seanca e pyetjeve të deputetëve mbahet çdo të enjte të fundit të muajit.
Për sot janë paralajmëruar edhe seancat e komisioneve kuvendore për financim dhe buxhet, për punë dhe politikë sociale, për arsim, shkencë dhe sport, sistem politik dhe Komisioni Ligjdhënës-juridik.










