Sejdiu: Zjarri në afërsi të Zhelinës dyshohet se është i qëllimshëm, janë gjetur goma! Ali: Nuk rrezikohen vendbanime, po intervenohet

Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu thotë se dyshon që zjarri në rajonin e kësaj komune, në afërsi të autostradës Shkup-Tetovë, është shkaktuar qëllimisht, përcjell TV21. Nga ana tjetër, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali tha se zjarri nuk i rrezikon vendbanime, ndërkaq theksoi se shumë shpejt pritet të vihet në kontroll.

View this post on Instagram
A post shared by TV21 Macedonia (@tv21hd)

“Në bazë të informacioneve tona dhe Njësisë së Zjarrfikësve Tetovë, kanë hasur në tre goma të ndezura, për të cilat ne dyshojmë që janë qëllimisht të hedhura këtu dhe jemi duke punuar edhe me Prokurorinë dhe me Policinë e Tetovës, edhe të Grupçini kuptohet, që të gjejmë autorët e kësaj vepre të shëmtuar”, tha Sejdiu.

“Momentalisht e kemi helikopterin e Ushtrisë në terren. Në ora 16 pritet dy aeroplanët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të vijnë për ndihmë për shuarjen e zjarrit. Nuk rrezikohen vendbanimet, besoj shumë shpejtë zjarrin do ta shuajmë, do ta neutralizojmë”, tha Ali.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu