Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm izraelit

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken zhvilloi bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gabi Ashkenazi, ku theksoi qëndrimin e vendosur të vendit të tij për sigurinë e Izraelit.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price bëri të ditur se Blinken gjatë bisedës ka potencuar qëndrimin e vendosur të SHBA-së në lidhje me sigurinë e Izraelit. Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e marrëveshjes që vazhdon mes dy shteteve në lidhje me provat rajonale të sigurisë.

Blinken vlerësoi përparimin që kanë arritur me marrëveshjen ndërmjet shteteve arabe dhe Izraelit ku theksoi rëndësinë e SHBA-së për të vendosur paqen në këtë fushë edhe në vazhdim. Sekretari amerikan dhe ministri izraelit konfirmuan partneritetin e sigurt mes SHBA-së dhe Izraelit si bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu