Sekretari i LDK-ës pas votimit të Osmanit: Shtetformimi është rrugëtim, jo destinacion

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, ka uruar qytetarët pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit në krye të Presidencës së shtetit. Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se shtet-formimi është rrugëtim e jo destinacion.

Kosova sot frymon e plotësuar me formimin e të gjitha Institucioneve dhe uroj që të frymoj edhe përgjegjësia institucionale ndaj interesave qytetarë. Ndërtimi institucioneve është detyrë e çdo qytetari, partie po se po. Mbi të gjitha është Republika jonë”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, Vjosa Osmani, u zgjedh presidente e Kosovës të dielën e 4 prillit 2021. Osmani u zgjodh në raundin tretë që ishte final për përcaktimin e presidentit të ri të vendit. Në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë, ndërsa Osmani mori 71 vota për dhe 11 të pavlefshme, të nevojshme për kreun e shtetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu