Sekretari i Qeverisë zbulon: 78 zyrtarë kanë marrë paga pa shkruar në punë!

Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë, Dragi Rashkovski në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë disa dokumente, ku shihet se gjithsej 78 zyrtarë shtetëror, edhe pse nuk kanë shkuar në punë, me vite kanë marrë rroga.

Vendimin për punësimin e tyre e ka nënshkruar ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Kiril Bozhinovski.

Rashkovski në shkrimin e tij në facebook ka bërë të ditur se me këtë është bërë dëm deri në 800.000 euro, ndërsa për këtë është ngritur edhe procedurë disciplinore dhe varësisht nga rezultati do të pasojë edhe procedurë adekuate gjyqsore.

“Përderisa dikush përqesh rritjen e pages minimale, ushtarëve të vet partiak u ka dhënë paga pa shkuar në punë”, shtoi në shkrimin e tij Rashkovski./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu