BDI forcon qëndrimin për shuarjen e Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në ministri. Sipas integristëve, ministria do të përfshij kompetenca edhe më të mëdha se sekretariati, duke përfshirë dy drejtori si roli i saj ekzekutiv do të ketë peshë me të madhe. Sekretari organizativ i BDI-së, Artan Grubi vlerëson se me shuarjen e sekretariatit forcohet Marrëveshja e Ohrit, duke e bazuar qëndrimin e tij në faktin që marrëveshja tashmë është pjesë e Kushtetutës.
Por krahu i luftës në BDI mendon ndryshe. Sipas tyre, partia nuk i ka njoftuar për ndryshimet ligjore dhe shuarjen e sekretariatit edhe pse kreu i BDI-së i kishte premtuar se çdo gjë do të bëhet sipas konsultave partiake. Hazbi Lika dhe Rafiz Aliti kërkojnë debat të thellë në parti.
Krahu i luftës mbështet idenë që sekretariati të shkrihet vetëm në rast nëse ministria e re do të quhej Ministria për zbatimin e MO-së dhe sistem politik, gjë për të cilën nuk pajtohet BDI e cila tashmë ka mbështetur leximin e parë të propozim-ligjit i cili Sekretariatin për zbatimin e MO-së e shkrinë në Ministri për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.
VIDEO:










