Lideri Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, deklaroi sot para Kuvendit se së shpejti do të ofrojë dorëheqje nga kreu i partisl deri te organet partiake dhe siç tha ai ata do të vendosin nëse duhet të vazhdojë të udhëheq edhe për katër vite tjera. Sela i zotua se nuk do të lejojë në asnjë mënyrë përçarjen e opozitës shqiptare.
“Dorëheqja ime nuk është objekt i njerëzve jashtë partisë, por është objekt i atyre që shohin një shpresë ose jo tek unë. Dorëheqja ime para organeve të partisë do të ofrohet, mos keni dilëme dhe ata do të duhet të vendosin nëse do të mundem unë të vazhdoj si kryetar partie edhe katër vite apo jo”, u shpreh Sela. Më tej, ai tha se, asnjëherë nuk do të lejojë që të përçahet opozita dhe Bashkimi Demokratik të jetë përsëri rehat”, tha mes tjerash Ziadin Sela.










