Sela kërkon zgjedhje të reja parlamentare

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se po shqyrton rikonstruimin e kabinetit të tij qeveritar si dhe rritjen e numrit të deputetëve në grupin parlamentar. Ai ka thënë se fillimisht do të nis rikonstruimi pastaj do të rritet numri I deputetëve në grupin parlamentar duke shtuar se duhet të mundësohet stabilizimi në kuvend nga të gjitha aspektet.

Zaev shpreson edhe në kthimin e opozitës në kuvend, dhe normalizimin e punës së këtij institucioni ligjvënës.

Fillimisht do të ketë rikonstruim, për shkak se parasë gjithash do të rritet numri i deputetëve, në grup parlamentar. Bisedojmë me disa deputetë, mendoj se duhet të mundësojmë stabilizimin e kuvendit në më shumë aspekte. Unë shpresoj se dhe opozita do të kthehet shpejtë në Kuvend, por edhe numri i përgjithshëm i deputeteve nga shumica parlamentare do të duhej të ishte më i përkushtuar, me qëllim që të mos paraqiten pengesa gjatë seancave, pauza, grupime të deputetëve apo të ngjashme – deklaroi Zoaran Zaev, kryeminsitër.

Ndërkohë, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela kërkon zgjedhje të reja parlamentare të cilat sipas tij do të duhej të mbaheshin pas arritjes së kompromisit për zgjidhjen e emrit. Kërkesën e tij, Sela e bazon në mungesën e shumicës stabile ne Kuvend.

Sa i përket rikonstruimit të Qeverisë zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani u shpreh se diçka konkrete nuk ka, por se shqyrtohet tema sa i përket bisedimeve për përforcimin e koalicionit qeveritar, në saje të formimit të një shumice më stabile në parlament.

Edhe në këtë drejtim nuk ka diçka konkrete. Natyrisht se shqyrtohen gjitha mundësitë por do shohim ditëve në vazhdim se çfarë zhvillimesh do të ketë – theksoi Bujar Osmani. Zv.kryeministër.

Kohë më parë Zaev nuk përjashtojnë mundësinë e zgjerimit të koalicionit qeveritarë, me përfshirjen edhe të dy subjekteve politike shqiptare, Lëvizjen BESA dhe PDSH-së. Edhe nga PDSH-ja konfirmuan se në këtë drejtim kanë zhvilluar takime me kryeministrin Zoran Zaev dhe kreun e BDI-së Ali Ahmeti, megjithatë nuk shpalosin detaje. Ndërsa kryetari i sapo zgjedhur i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, ka theksuar gatishmërinë për t’iu bashkëngjitur koalicionit qeveritar dhe paralajmëroi se për këtë do të negociojë me kryeministrin, Zoran Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu