Sela lideri i vetëm shqiptar që komunikoi në gjuhën angleze me Han!

Lideri i LR-PDSH, në takimin e zhvilluar me Eurokomisarin e BE-se, Johannes Han, nuk kishte nevojë për përkthyes, ai gjatë gjithë kohës komunikimin e tij e bëri në gjuhën angleze, për dallim nga liderët tjerë të subjekteve politike shqiptare.

Sela ka folur me zotin Han me të njejtën gjuhë dhe retorike politike, siç e kemi dëgjuar gjatë fushatës zgjedhore edhe pas saj. Ai ka elaborur detalisht edhe domosdoshmërinë e sjelljes së ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, si kërkesë legjitime dhe të natyrshme të shqiptarëve si e drejtë themelore fundamentale, që është në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare. Sela për të qenë ende më bindës në arsyetimin e tij për zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe në të gjitha nivelet dhe në gjithë teritorin e Maqedonisë, ka bërë një krahasim me shtetitin fqinjë të Kosovës dhe drejtat e sërbve atje. Gjithashtu ai ka potencuar se nëse i referohemi sërbëve të Kosovës, që janë vetëm 3% në Kosovë, ku gjuha serbe është zyrtare në të gjithë teritorin e Kosovës, ky është një shembull i cili nuk po implementohet në Maqedoni që gjuha shqipe nuk e ka statusin e njëjtë të përdorimit si në Kosovë edhe pse shqiptarët janë këtu mbi 25%. Poashtu ai ka krahasuar edhe ngjashmërinë e një ligji të ngjashëm të përdorimit të gjuhës shqipe edhe me periudhën e mbretërsisë Sërbe Kroate Sllovene, si dhe Kushtetutën e vitit 1974 të ish-jugosllavisë ku gjuha shqipe ka qenë me avansuar se tani, edhe ne kohën kur në kemi pikësynim dhe përcaktim politik dhe kombëtar të jemi pjesë e familjes së madhe të BE dhe NATO-s


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu