Sela: Mbrëmë kemi diskutuar përgatitjet për mbajtjen e Kuvendit Qendror, s’jam tërhequr për të rimarrë kryesimin e partisë

Kryetari i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela për TV21 tha se në takimin e djeshëm me kryetarët e degëve është biseduar për përgatitjet për mbledhjen e Kuvendit Qendror. Sela thotë se nuk e ka për qëllim marrjen e drejtimit të partisë.

“Janë diskutuar aspekte tekniko organizative, përgatitje dhe informim në lidhje me mbajtjen e Kuvendit Qendror. Nuk jam tërhequr për të rimarrë kryesimin e partisë, por natyrisht që kam përgjegjësi për ta mbajtur partinë në linjën ideologjike të saj”, tha Sela për TV21.

Për më tepër na ndiqni në tv21.tv dhe në rrjetet tona sociale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu