Lideri i ASH-së Ziadin Sela në Click Plus ka deklaruar se Naser Zyberi nuk mund të bëhet Avokat i popullit. Ai tha se ky post i takon opozitës dhe do ta bllokojnë kuvendin për të mos lejuar zgjedhjen e tij.
Sipas kushtetutës Avokati i Popullit zgjidhet nga Kuvendi me mandat 8 vjeçar. Bashkimi Demokratik në fushatën parazgjedhore Naser Zyberin e paraqiti se kryeministër të ardhshëm të vendit.
Lideri i Bashkimit Demokratik, Ali Ahmeti në konferencën pas mbledhjes së këshillit të partisë më 19 gusht, i pyetur se çfarë do të bëhet me Naser Zyberin, deklaroi: “Ju të gjithë e dini se z. Zyberi është noter dhe ai vazhdon veprimtarinë e tij si noter deri në një moment kur do të arrihet të dakordohemi për ndonjë përgjegjësi të rëndësishme që ka të bëjë me profesionin e tij”.