Aleanca për Shqiptarët zhvilloi sonte tubimin qendror në Shkup.
Në fjalën e tij, Ziadin Sela përshëndeti të gjithë simpatizantët, zyrtarët e Aleancës për Shqiptarët por edhe emigrantët që sapo kishin arritur në sheshin e Shkupit.
“Risi dhe fitore kësaj radhe është se ne i kemi detyruar edhe ata, puthadorët dhe servilët e Gruevskit, që luftonin që të hynin në qeveri edhe me një deputet dhe ato tjerët që kërkonin shumicë për të hy në qeveri, që të mos flasin për kërkesë më, por të flasin për kushte.
Ne jemi “Aleancë për shqiptarët” dhe ne do t’i bëjmë fitimtarë të gjithë shqiptarët pa marrë parasysh se si kanë menduar deri dje” tha Sela gjatë mitingut në Shkup.










