Sela: Nuk heqim dorë nga Platforma

Lideri i LR PDSH z Ziadin Sela sot zhvilloi takim me Ambasadorin e Francës z.Christian Thimonier.
Takimi u zhvillua me kërkesë të Ambasadorit Francez  ku temë e diskutimit ishte aktualiteti politik.
Ziadin Sela, fillimisht e falenderoi për ftesën z.Christian Thimonier si dhe e falenderoi për kontributin e tij dhe Francës që në kuadër të BE po kontribon në procesin e zgjidhjes sa më të shpejtë të situatës politike si dhe mbështetjen e parezervë në ontegrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.Sela  e informoi ambasadorin për qëndrimet politike si dhe rolin e koalicionit “Aleanca për Shqiptarët” në drejtim të zgjidhjes së situatës së krijuar politike.
z.Sela diskutoi mbi domosdoshmërinë e krijimit të Qeverisë së ardhëshme si dhe interesin kolektiv shoqëror për krijimin e Qeverisë së re mbi parime demokratike dhe vlera të mirëfillta.
Theksi politik u trajtua mbi Deklaratën e përbashkët të subjekteve politike, duke e trajtuar dhe e paraqitur në formë të unifikuar që si e tillë duhet të trajtohet nga nënshkruesit e saj.
Çështja e Përdorimit të Gjuhës Shqipe, Funksionimi dhe vazhdimi i punës së Prokurorisë speciale, Ndarja e buxhetit në formë të barabartë, integrimi i vendit në NATO dhe BE si dhe Decentralizimi ishin temat  të cilat lideri Sela i shpalosi para ambasadorit Francez në RM z.Christian Thimonier.
Ai  poashtu potencoi edhe orientimin perëndimor të shqiptarëve si dhe kërkesën e natyrshme për tu trajtuar si popull shtetformues me theks të veçantë edhe për mundësinë e nje kozenzusi të gjërë politik në krijim e një qeverie politike me çrast do të hapej mundësia politike edhe për ndryshime Kushtetuese, për ta rregulluar çështjen e gjuhës, shqipe, për të biseduar mbi konzenzusin e gjerë në gjetjen e zgjidhjes politike me Greqinë për çështjen e emrit, reformat në Drejtësi si dhe funksionimin e shtetit të së drejtës duke i vënë para drejtësisë të gjithë aktorët politik që janë të dyshuar nga Prokuroria Speciale Publike.

**************

Lideri i LR-PDSH-së z.Ziadin Sela ishte i ftuar në Shkup në takim të rëndësishëm me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar të Holandës z.Wouter Plomp. Në takim u bisedua për aktualitetin pas zgjedhor politik në Maqedoni, perspektivën euro-atlantike të vendit, rëndësinë e stabilitetit të vendit dhe sundimit të vlerave dhe parimeve të mirëfillta demokratike.
Në mes të tjerave, kryetari i LR-PDSH-së z.Sela shpalosi disa ide për vizionin e tij për të ardhmen e vendit, duke theksuar zbatimin e plotë të rekomandimeve të faktorit ndërkombëtar dhe posaçërisht të Komisionit Europian për vendin, duke u përqëndruar në ndërtimin e një shoqërie ku shqiptarët do të ndjehen të barabartë dhe të realizuar.
 Poashtu z.Sela theksoi edhe rëndësinë e dekriminalizimit të skenës politike dhe shoqërisë në përgjithësi, duke mbështetur idenë instalimit të llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë politike. Dy palët u dakorduan që do të thellojnë bashkëpunimin në mënyrë reciproke.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu