Kryetari i LR PDSH-së, Ziadin Sela pas takimit me komisarin Johanes Hahn dhe tre eurodeputetët tha se takimi kishte të bëj me po të njëjtin shqetësim që ekziston brenda por edhe miqtë tanë ndërkombëtare që sa më shpejt t’i kthehemi rrugës institucionale.
Duke folur mbi rolin e Presidentit Ivanov, ai tha se Ivanov është i obliguar të respektoj shumicën parlamentare.
“Presidenti i shtetit mund të ketë qëndrimin e tij megjithatë ai është i obliguar t’i ja jep mandatin atij që ka shumicë. Në lidhje me këtë ai nuk ka të drejtë të ketë mendim persona, por ka obligim të jep mandatin. Duhet të vazhdohet séance, të zgjidhet kryetari i Kuvendit, dhe të informohet presidenti se ka shumicë dhe ai nuk ka të drejtë të mohoj këtë shumicë”, tha Sela, raporton SHENJA.
Ai tha se Aleanca nuk është pjesë e thellimit të krizës por se ata dëshirojnë zgjidhjen e saj.
Në lidhje me sanksionet eventuale, tha se Hahn, duhet të flas për këto sanksione me ato që janë shkaktar të kësaj krize.
“Kam kërkuan nga ai që në asnjë mënyrë BE të mos heq dorë nga Maqedoni. Rruga e vetme dhe e cila ka perspektivë për vendin është rruga për në BE{, ka deklaruar Selam ë tej, raporton SHENJA.