Sela për të ndjerin: Demaçi model i nderimit të kombit dhe shërbimit të atdheut

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e veprimtarit Adem Demaçi.
Më poshtë, teksti i plotë!

“Sot, u shua baca Adem. U shua një nga figurat më të ndritura kombëtare. U shua simboli i rezistencës kombëtare. U shua veprimtari që kurrë nuk u dorëzua, ngeli i pamposhtur edhe atëherë kur vuajti 3 dekada nëpër burgjet e Jugosllavisë.

Baca Adem do ngelet i pavdekshëm në zemrat tona. Veprat e tij, patriotike dhe intelektuale do ngelin frymëzim dhe udhërrëfyes për të gjithë ne, model i nderimit të kombit dhe shërbimit të atdheut.

Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë shqiptarëve, sepse baca Adem ishte i të gjithëve!

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, që aq shumë e deshi!

Me përulje!

Ziadin Sela”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu