Lideri i partisë më të madhe opozitare Ziadin Sela mes tjerash gjatë konferencës për media vuri theksin tek rezistenca të cilën siç tha ai do ta organizojnë bashkë me popullin për të mbrojtur votën e lirë.
“Bashkë me popullin do të organizojmë rezistencë për ta mbrojtur lirinë, për ta mbrojtur votën, për ta mbrojt verdiktin dhe ardhmërinë. Rrugë tjetër nuk ka përveç se rezistencë për të mbrojtur vlerat dhe për t’i pastruar nga skena politike antivlerat”, deklaroi kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.










