LR-PDSH e Ziadin Selës do të largohet nga Qeveria nëse në 100 ditëshin e qeverisjes nuk do të miratohet ligji për gjuhën shqipe.
Siç njofton InfoShqip, kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela ditë më parë ka lënë të kuptohet se nëse brenda 100 ditëshit të qeverisjes nuk arrihet të votohet ligji i ri për gjuhën shqipe, nuk do të ketë më kompromise dhe se siç është bërë e ditur kjo parti nuk do të qëndrojë në koalicionin qeverisës.
“Pas 100 ditëshit të Qeverisë së re nëse arrihet zgjidhje për gjuhën shqipe, nuk do të ketë kompromis. Sa i përket formimit të Qeverisë ne bëmë një kompromis, por pas 100 ditëshit s’ka më kompromis”, ka theksuar Sela, transmeton InfoShqip.
Largimin e mundshëm të Selës nga Qeveria edhe më të besueshëm e bënë takimi i Ali Ahmetit me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçin, para disa ditëve në Shkup. Pas takimit Thaçi pati deklaruar gatishmëri për të ndihmuar në çdo mënyrë të mundshme.
Sipas të gjitha gjasave, ligji për gjuhët vështirë se do të kalon në 100 ditët e para por mbetet të shihet se partia tjetër qevertare BDI a do të ketë qëndrim të njejtë me atë të Aleancës për Shqiptarët apo do të sjellë në qeveri një zëvendësues për partinë e Selës./InfoShqip.com










