Sela: S’kemi vendosur për pjesëmarrje në Qeveri

Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa rikonfirmuan gatishmërinë për ta mbështetur Zoran Zaevin në marrjen e mandatit për formimin e Qeverisë. Të dyja partitë pohuan se do të negocionin me LSDM-në për koalicionim të mundshëm por vetëm nëse plotësohen kushtet e tyre.

Ziadin Sela nga Aleanca betonoi edhe në njëherë qëndrimin se nuk do të jetë pjesë e një koalicioni që nuk do ta barazonte shqipen me maqedonishten.  Drafti për ligjin për gjuhën shqipe është i përgatitur me kontributin tonë dhe janë gjërat kryesore, të cilat ne i mendojmë se duhet të jenë në ligj dhe akoma do të punohet në mënyrë që të jetë një ligj i mirëfilltë për përdorimin e gjuhës shqipe dhe i barabartë – deklaroi Zijadin Sela, Aleanca për Shqiptarët. Ndërkaq, nga Lëvizja Besa thonë se nuk kanë njohuri rreth përmbajtjes së propozim/ligjit për shqipen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu