Sela takohet me Bejlin, temë bisede roli i Aleancës në qeveri

Kryetari i LR PDSH z. Ziadin Sela dhe Sekretari Gjeneral z. Arben Taravari, sot u takuan me Ambasadorin Amerikan Xhes Bejli, informon InfoShqip.

Temë diskutimi ishin zhvillimet politike në vend. Kryetari i LR PDSH Ziadin Sela informoi Ambasadorin Bejli edhe për rolin e LR PDSH-së në qeverisjen Reformuese të Qeverise së RM, duke kontribuar që Qeveria e re sa më shpejt ti plotësojë të gjitha reformat dhe prioritet ku bëjnë pjesë reforma e sistemit gjyqësor, mediat si dhe sjellja e Ligjit të Gjuhës Shqipe.

Lidershipi i LR PDSH-së poashtu nënvizoj edhe kontributin politik gjatë gjithë kësaj faze edhe gjatë procesit të krijimit të Qeverisë për ti dhënë mundësi kësaj qeverie, për të punuar për të mirën e qytetarëve, funksionimin e shtetit të së drejtës, barazinë politike dhe ekonomike, rritjen e standardit jetësorë si dhe integrimin e vendit sa më parë në strukturat euroatlantike për në BE dhe NATO./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu