Sela takon shefen e Misionit të OSBE në Shkup

Kryetari i Lëvizjes për Reforma, Ziadin Sela, ka zhvilluar sot një takim me shefen e Misionit të OSBE në Shkup, Nina Soumallainen.

Gjatë takimit, Sela e ka informuar Ambasadoren e OSBE-së, për zhvillimet dhe aktualitet politike në vend si dhe për rolin konstruktiv të Aleancës për Shqiptarët në gjithë këtë proces si dhe kontributin e e tij për gjetjen e zgjidhjes me të favorshme në interes të formimit sa më të shpejtë të Qeverisë së re në Maqedoni, si dhe për deklaratën e përbashkët të subjekteve politike shqiptare që e nënshkruan ate, si parakusht dhe domosdoshmëri për mbështetjen dhe formimin e qeverise së re nga te gjitha subjektet politike shqiptare.

Ai më tej shpalosi dhe i arsyetoj edhe pikat kyçe të Deklaratës politike shqiptare duke nënvizuar dhe veçuar edhe sjelljen e Ligjit për përdorimin e Gjuhës shqipe, përkrahjen e parezerve si dhe vazhdimin e mandatit të punës së Prokurorisë speciale, implementimin dhe realizimin e të gjitha pikave te deklaratës së Koisionit të Pribesë për reformimin e plotë të sistemit të drejtësisë në Maqedoni, si dhe implementimin e të gjitha reformave që do ta përshpejtonin integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe antarësimin në NATO. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu