Selmanaj: Kryeministri Hoti e merr bukën nga shtëpia dhe han në zyre

Zëvendëskryeministri i Kosovës Driton Selmanaj ka lënë përshtypje të madhe dje me deklaratat e tij kundrejt kryetarit te qeverise, Avdullah Hoti.

Fillimisht ka treguar se kishte preferuar qe te shkonte ne emision vetëm pa shofer, edhe sigurim.

“Erdha vet, sepse edhe shoferët, sigurimi… kanë nevojë për pushim dhe kanë familje. Nuk e kam në qef të rrethohem nga shumë njerëz, edhe pse me thonë se duhet të kem kujdes, edhe pse nuk i dëgjoj shumë ata të mbrojtjes së afërt. Nuk i kam borxh askujt, në politikë kam hyrë me qëllime fisnike dhe të dal nga politika pa u koritë”, ka thënë Selmanaj.

Sipas tij, është guxim për ata që sot vendosin më hy në politikë, sepse është terren i ashpër dhe i zorshëm.

“Kjo skenë mund të ndryshojë me angazhim të njerëzve të mirë në politikë. E kemi zor të ndryshojmë këtë mentalitet”, ka theksuar ai.

Më pas, numri tre i qeverisë e ka zbuluar një fakt të padëgjuar deri më tash.

“Ne e kemi një kryeministër që bukën e merr me vete në çantë dhe hanë në zyre”, ka thënë Selmanaj. Nërkaq i pyetur se çfarë ushqimi hanë shefi i qeverisë kur e merr nga shtëpia, ai ka përmendur sendviçët.

“Nuk han nëpër restorante, bile nganjëherë në zyre më lut edhe mua”, ka thënë Selmanaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu