Hetimi i parë i ri i PSP-së është me emrin “Regjistrimi”. E njëjta është kundër dy persona, në cilësinë e kryetarëve të VMRO-DPMNE-së, dhe BDI-së, pra Nikolla Gruevskit e Ali Ahmetit, se si koalicion qeveritar kanë ndaluar regjistrimin. Dëmi në buxhet, tha Fetai, është mbi 175 milionë denarë.
Për këtë ka reaguar, kryetari i SHGM-së njëherit drejtuesi i emisionit “Pa teklif” në Almakos, Naser Selmani.
“Fatime Fetahi është heroina ime. Këlyshët e Rusisë në Maqedoni i mbështet për muri! Zoti e bekoftë Amerikën!“, – shkruan kryetari i SHGM-së e udhëheqësi i emisionit “Pa Teklif”, Naser Selmani.










