Selvije dhe Shpat Kasapi i japin fund martesës? Çfarë u bë shkak?

Martesa mes këngëtarit Shpat Kasapi dhe Selvije Jao duket se ka hyrë në një krizë të thellë, që mund të ketë çuar deri në ndarje.

Burime për “Prive” raportojnë se marrëdhënia mes çiftit ka përfunduar, megjithëse vetë ata nuk kanë dalë ende me një deklaratë zyrtare.

Shenjat e krizës janë bërë të dukshme për publikun: ata nuk janë parë më bashkë prej disa javësh, nuk ndiqen më në rrjetet sociale dhe kanë fshirë çdo gjurmë të përbashkët nga Instagrami.

Për më tepër, Selvija ka ndarë një mesazh emocional në InstaStory, ku shkruan se po kalon një periudhë të vështirë në jetën e saj personale, duke dhënë edhe një mesazh motivues për ndjekësit.

Ky kombinim i veprimeve publike dhe mungesa e komunikimit mes tyre në rrjet ka ndezur spekulimet për një ndarje të mundshme, megjithëse ende mbetet për t’u konfirmuar nga vetë çifti.

Duket se kjo nuk është hera e parë që martesa e tyre përballet me sfida, por këtë herë distanca duket më serioze se kurrë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu