Një shi, një qytet i bllokuar, kaosi në Shkup nxori në pah dështimet shumëvjeçare të infrastrukturës

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë Shkupin pasditen e së mërkurës shkaktuan kaos të madh në komunikacion, duke bllokuar pothuajse të gjitha hyrje-daljet e qytetit njofton INA.

Për mijëra qytetarë, kthimi nga puna u shndërrua në një pritje të gjatë, ndërsa shumë prej tyre raportuan se u është dashur rreth një orë vetëm për të dalë nga qyteti.

Edhe pse shiu zgjati një kohë të shkurtër, ai mjaftoi për të paralizuar trafikun. Në shumë rrugë u krijuan kolona të gjata automjetesh, ndërsa uji i grumbulluar vështirësoi qarkullimin dhe ekspozoi edhe një herë problemet kronike të kanalizimit atmosferik.

Situata e sotme riktheu kritikat ndaj institucioneve për mungesën e investimeve afatgjata në infrastrukturën e qytetit. Qytetarët vlerësojnë se nuk është normale që një reshje shiu të shkaktojë bllokim pothuajse të plotë të kryeqytetit, duke e bërë lëvizjen të pamundur për orë të tëra.

Kaosi në komunikacion dëshmoi edhe një herë se problemet infrastrukturore në Shkup vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura prej vitesh. Ekspertët kanë paralajmëruar edhe më herët se rrjeti i kanalizimit atmosferik në shumë pjesë të qytetit nuk është i mjaftueshëm për të përballuar reshje më intensive, gjë që sjell përmbytje të rrugëve dhe bllokim të trafikut./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu