Aulon Kalaja është shprehu skeptik sa i përket Gjykatës Kushtetuese dhe qëndrimit lidhur më çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Gjykata Kushtetuese është e ngujuar prej 10 orësh dhe ende nuk ka një vendim. Sipas Kalasë e gjithë kjo zvarritje tregon se kemi një gjykatë të dobët
“E gjithë kjo tregon se është një gjykatë më e dobët se Gjykata që kemi pasur para kësaj. Aty ka njerëz pa integritet dhe është shumë gjë e madhe që t’ja lësh fatet e Shqipërisë në dorë. Unë gjykoj që kjo është një zvarritje dhe gjykata kushtetuese është përdorur si aneks i kryeministrisë në këtë përplasje që ka Rama me SPAK. Do të kemi një përplasje të hapur me drejtësinë dhe deri tani na është thënë hapur fare se me Ballukun po ndjek rrugë tjetër. Janë si vëllezërit siamez kur sëmuret njeri, tështin tjetri. Në gjykimin tim do jetë një vendim pro kryeministrit Rama. Te kjo Gjykatë Kushtetuese nuk kam besim”, tha ai.










