Senatori amerikan Cramer kërcënon Arabinë Saudite për naftën

Senatori republikan amerikan, Kevin Cramer ka deklaruar se qeveria saudite i ka hapur lu ftë SHBA-së në çështjen e naftës dhe i kërkoi presidentit Donald Trump që të tërheqë ushtarët amerikanë dhe sistemet e mbrojtjes ajrore ‘Patriot’ nga Arabia Saudite.

Në një intervistë për radion amerikane NPR, senatori Cramer foli për tensionet e përjetuara mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite lidhur me çështjen e naftës.

Cramer tha se ”kompanitë amerikane kanë hyrë në një proces të vështirë për shkak të uljes së kërkesës nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19). Ne po sigurojmë një qasje kaq të lehtë në tregjet amerikane për Arabinë Saudite e cila ka pjesë në problemin e madh të kërkesës (furnizimit) që përjetohet”.

Duke deklaruar se i bashkohet mendimit për zbatimin e taksës doganore ndaj naftës bruto që Arabia Saudite i dërgon SHBA-së, Cramer vuri në dukje se nga presidenti Trump ka kërkuar tërheqjen e ushtarëve amerikanë dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot në Arabinë Saudite


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu