Senatori McCain i mahnitur me pritjen në Kosovë (FOTO)

Senatori amerikan John McCain është mahnitur me pritjen që i është bërë në Kosovë.

McCain, ka postuar në rrjetin social Instagram një fotografi nga vizita e tij në Kosovë. Ai është fotografuar pranë një ‘billboardi’ ku i urohej mirëreardhje në Kosovë. “Mirë se vini në Kosovë Senatori McCain!”.

“Çfarë mikpritje, Kosova!”, ka shkruar në diçiturën e fotografisë.

Të premten, Senatori McCain do të nderohet nga Presidenti Hashim Thaçi me medaljen “Urdhri i Lirisë”. Ky çmim i ndahet atij për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si edhe për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. (r.m.)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu