Pas vizitës së tij zyrtare në Kuvendin e Kosovës, senatori amerikan, John McCain e ka kaluar pasditen në kampin amerikan ‘Bondsteel’.
Në këtë kamp ai ka mbajtur takim më trupat amerikane.
“Pjesa më e mirë e udhëtimit ishte t’i takoja djemtë dhe vajzat e SHBA-së në uniformë, faleminderit për shërbimin e juaj”, ka thënë McCain.
Ai ka kaluar kohë edhe në helikopterët e KFOR-it duke shtuar se ishte ditë mbresëlënëse.
McCain nesër do të takohet me presidentin, Hashim Thaçi ku do të nderohet me çmimin “Urdhri i Lirisë”. Ky çmim, atij i ndahet për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.










