Sentop: Marrëdhëniet Turqi-Serbi kanë arritur nivelin më të lartë

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop, u prit në takim nga Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Pritja, e cila u zhvillua në Pallatin Presidencial në Beograd, pas pozimit para kamerave vazhdoi prapa dyerve të mbyllura.

Sipas informacioneve të marra, Kryeparlamentari, Sentop, deklaroi se marrëdhëniet Turqi-Serbi sot kanë arritur nivelin më të lartë në histori dhe po përmirësohen dita-ditës.

Duke u shprehur se i kushtojnë rëndësi të madhe edhe dimensionit parlamentar të marrëdhëniet mes dy vendeve, Sentop tha: “Marrëdhëniet tona ekonomike po bëhen gjithnjë e më të mira dhe më të forta. Shifrat dypalëshe të tregtisë, investimeve dhe turizmit janë pozitive në rritje. Shpresojmë që tregtia jonë dypalëshe të arrijë në 2 miliardë dollarë këtë vit, duke vendosur një rekord të ri. Në vendin tuaj çdo ditë po shtohen investimet të reja. Investimet turke janë rritur nga 1 milion dollarë në 250 milionë dollarë në 10 vjet. Mbështetja juaj e fortë për biznesmenët tanë ka luajtur një rol të madh në rritjen e investimeve tona këtu.”

Duke u shprehur se Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) luan një rol të rëndësishëm në fushën e bashkëpunimit kulturor, Sentop tha se ajo ka një rol të rëndësishëm.

TIKA vazhdon pa u ngadalësuar projektet e saj për mbrojtjen e trashëgimisë sonë të përbashkët historike dhe kulturore”, tha ai.

Bashkëpunimi i Turqisë dhe Serbisë në arritjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan nuk mund të mohohet, tha Sentop, ndërsa shtoi: “Ne jemi të përkushtuar që të zhvillojmë më tej bashkëpunimin tonë në të gjitha fushat dhe të kontribuojmë në zhvillimin total të rajonit.”

Presidenti serb Vuçiq theksoi se do të mbështesë gjithmonë përmirësimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve me Turqinë në nivel të lartë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu