Serbi, 396 raste të reja me koronavirus

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 11 persona si pasojë e Covid-19 ndërsa janë shënuar 396 raste të reja me virus nga gjithsej 7.955 testet e realizuara.

Të dhënat zyrtare thonë se numri i personave të hospitalizuar me Covid-19 është 4.735, prej të cilëve 187 janë në respiratorë.

Deri më tani nga koronavirusi në Serbi kanë humbur jetën 472. Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara është 20.894, ndërsa janë testuar gjithsej 550.091 persona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu