Serbi, “auto-procesioni” i gjatë 5 kilometra niset nga Beogradi deri në kufirin e Malit të Zi

Kolona u nis mëngjesin e sotëm nga Beogradi, kurse destinacioni i fundit është Kisha e Zonjës afër kufirit midis Serbisë dhe Malit të Zi.
Një procesion i organizuar me automjete i gjatë rreth 5 kilometra u nis mëngjesin e sotëm nga Beogradi drejt kufirit të Malit të Zi.

Në kolonë marrin pjesë disa dhjetëra amutomobila, kurse pjesmarrësit mbajnë fanella ku shkruhet “Nuk japim faltoret” dhe “Mali i Zi dhe Serbia, një familje”.

Në disa vetura mund të shihen flamuj, kryqe dhe ikona.

Para qendrës “Sava” në Beograd u mbajt një shërbesë fetare.

Atyre iu bashkuan edhe disa automobilë në Çaçak dhe Preline, që ndodhen në rrugën drejt Malit të Zi.

Qëllimi i procesionit është t’u përçojë një mesazh serbëve në Mal të Zi se më 30 gusht, në ditën e zgjedhjeve atje, kanë shansin të kthejnë të drejtat e tyre dhe në mënyrë të pashamngshme të zgjidhin çështjen e shpëtimit të faltoreve.

Destinacioni i fundit është Kisha e Zonjës në Jabuka, pranë kalimit kufitar Rançe midis Serbisë dhe Malit të Zi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu