Serbia i nis sërish aeroplanët e saj të ndryshkur mbi Preshevë

Aeroplanë ushtarakë serbë mund të shihen sërisht duke fluturuar mbi qiellin e Preshevës, afër kufirit me Kosovën.

Krejt kjo në bazë të një njoftimi të lëshuar nga Ministria serbe e Mbrojtjes, ku bëhet e ditur se në kuadër të një trajnimi, forcat ajrore serbe do të fluturojnë nga qyteti i Nishit e deri në jug të Serbisë. Kjo manovër ushtarake, ashtu siç është njoftuar nga Ministria serbe e Mbrojtjes do të zgjasë nga 20 deri më 22 qershor, transmeton lajmi.net.

E edhe më herët aeroplanë ushtarakë serbë ishin parë të fluturonin mbi qiellin e Presheveës, shumë afër kufirit me Kosovën , gjë që kishte shkaktuar reagime dhe frikë të banorët e qytetit.

Ndërkaq, autoritetet serbe atë kohë ishin arsyetuar se aty pranë gjendet një bazë ushtarake serbe, dhe fluturimet ishin kryer në kuadër të lëvizjeve dhe patrullimeve normale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu