“Serbia ka ndikimin më të madh në CEFTA, prandaj kërkesa e Kosovës u refuzua”

Hajdari ka kujtuar se Kosova ka dërguar një kërkesë në CEFTA në të cilën ka kërkuar që të përfaqësohet si shtet, e jo si UNMIK, por se kërkesa nuk është përkrahur unanimisht, transmeton InfoShqip.

Kjo kërkesë ka qenë shumë sfiduese për atë takim, sepse Serbia ka insistuar që të mos shqyrtohet fare në Bordin e Drejtorëve të CEFTA-s të mbajtur dy ditë më parë. Kërkesa nuk gjeti mbështetje, sepse është një ndikim shumë i madh i Serbisë”, tha Hajdari në Tv 21.

Ajo tha se Kosova po përballet me barriera të ndryshme nga Serbia dhe se qeveria e Kosovës do të marrë masa dhe do të bëjë të njëjtën gjë. Ajo tha se transportuesit e mallrave që vijnë në Kosovë nga Evropa dhe kalojnë nëpër Serbi, detyrohen të eksportojnë brenda Serbisë, e jo në Kosovë, për të cilën kanë dokumentacion që në fillim./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu