Serbia kërkon që t’i hiqet “Republika” Kosovës, amerikanët nuk e lejojnë këtë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka kërkuar që në marrëveshjen e sotme të hiqet “Republika e Kosovës” dhe të mbetet vetëm “Kosova”.

Mirëpo, kjo kërkesë nga Serbia nuk është pranuar nga amerikanë dhe nikoqiri i takimit Richard Grenell.

Amerikanët kanë deklaruar se nëse hiqet “Republika e Kosovës” do të hiqet termi edhe “Republika e Serbisë”, pas kësaj dy palët si ajo kosovare sikurse ajo serbe kanë pranuar që në marrëveshje të jenë vetëm emrat e shteteve.

Kosova dhe Serbia do jenë emrat në marrëveshjen e sotme mes dy vendeve si dhe emrat e kryeqyteteve, Prishtina dhe Beogradi.

Kjo është bërë nga amerikanët për shkak të ikjes së ankesave nga serbët dhe shkuarjes drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Një gjë e tillë është bërë e ditur edhe nga gazetari i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi i cili ka marrë vesh nga delegacioni kosovar ku po qëndron në Uashington.

Kelmendi ka thënë se Kosova dhe Serbia janë gati për nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike mes dy vendeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu