Politologu Blerim Latifi tha se ai mësoi nga burime të besueshme se Serbia, me ndihmën e Rusisë, pothuajse arriti të bindë një vend të madh që të tërheqë njohjen e Kosovës, transmeton InfoShqip.
Latifi kritikoi kryeministrin shqiptar Edi Rama në Facebook për “prezantimin e Vuçiqit si një udhëheqës i përparimit dhe një udhëheqës që punon për të mirën e Ballkanit”, duke komentuar Forumin e djeshëm për Bashkëpunimin Rajonal, i cili u mbajt në Shkup.
“Nuk na mbetet gjë tjetër veçse që Amerika të na shpëtojë nga një katastrofë tjetër e madhe diplomatike e përgatitur nga lideri i “Ballkanit të Hapur”, miku i Ramës dhe armiku ynë numër një, Aleksandar Vuçiq” – tha Latifi./InfoShqip.com









