Serbia miratoi ndalesë për eksport të qumështit, por jo edhe për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Qeveria e Republikës së Serbisë në mbledhjen e sotme solli vendim për ndalesë të eksportit të qumështit të papërpunuar dhe të pasterizuar, përveç për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Shqipërisë, ndërkaq me qëllim që të mundësohet furnizim i rregullt me qumësht për popullatën dhe të parandalohet dalja e lëndëve t[ë para jashtë kufijve të shtetit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Siç kumtuan nga Qeveria serbe, është miratuar edhe ndryshimi i Rregullativës për kufizim të çmimit të prodhimeve themelore ushqimore, që do të vlejë deri më 30 shtator 2022. Me ndryshimin e Rregullativës, çmimi i qumështit UHT me 2,8 për qind yndyrë në paketim prej një litri kufizohet në 128,99 dinarë (1,1 euro). Gjithashtu, krahas kufizimit të çmimit të qumështit UHT, janë kufizuar edhe marzhet tregtare me qëllim që të parandalohen aktivitetet spekulative në treg.

Qeveria e Serbisë vazhdon me vigjilencë të plotë ta ndjekë gjendjen dhe do të sigurojë sasi të mjaftueshme të qumështit për nevojat e qytetarëve, ceket në kumtesë./MIA


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu