Serbia ndaloi policët e Kosovës, gazetari paralajmëron: Janë marrë në pyetje nga agjentët serbë! Stërvitja kërcënim, ja çfarë do të testohet

Zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç, i cili ishte ndaluar nga Serbia bashkë me efektivë të tjerë, u lirua mbërmjen e djeshme. Gazetari nga Kosova, Venhar Isufi tha gjatë një raportimi për mediat se ata janë marrë në pyetje nga agjentë serbë. Sipas tij, qëllimi ka qenë që të marrin informacione në lidhje me Kosovën dhe çfarë po ndodh brenda saj.

Sipas gazetarit pritet që efektivët të merren në pyetje lidhur me deklarimet që kanë dhënë për agjentët serbë, por kjo ende nuk është e konfirmuar zyrtarisht.

“I njëjti është marrë në pyetje nga agjentë serbë rreth zhvillimeve të Kosovës. Është shfrytëzuar që të nxjerrë ndonjë detaj nga zhvillime të cilat janë duke ndodhur në Kosovë, sidomos në asketin e sigurisë. Ende nuk është konfirmuar nëse i njëjti do merret në pyetje nga inteligjenca dhe hetuesit e policisë së Kosovës, se çfarë mund të ketë deklaruar. Ai është liruar bashkë me 4 policët që ishin ndaluar. Kemi pasur edhe shumë qytetarë që ishin ndaluar”, u shpreh gazetari Isufi.

Gjithashtu Isufi tha se efektivët janë pyetur edhe nëse kanë qenë pjesë e UÇK-së.

“Kemi 10 policë që u ndaluan dhe të gjithë janë pyetur nga polica serbe në momentin që janë ndaluar. Pyetjet që janë bërë janë nëse kanë qenë pjesë e UÇK, ose nëse kanë familjarë që kanë qenë pjesë e UÇK. Serbia ka një listë që është duke i përndjekur ata që kanë qenë pjesëtarë të UÇK”, vijoi ai.

Sa i takon stërvitjes që do mbajë Serbia, një nga më të mëdhatë, gazetari tha se do testohen edhe dronë kamikazë, të njëjtat me ata që Irani sulmoi Izraelin.

“Sot mbahet një stërvitje, është shumë afër territorit të Kosovës. Do marrë pjesë edhe Vuçiç dhe ministri i mbrojtjes, kryeministri i Serbisë dhe anëtarë e shtabit të ushtrisë. Kjo ka bërë që të reagojë edhe Kurti që e ka quajtur një kërcënim real ndaj shtetit tonë, në periudhën kur Serbia vetëm po tenton të ngrejë tensionet. Kjo po shihet si kërcënim ndaj Kosovës, thuhet që Serbia do i përdor edhe dronët kamikazë që i përdori Irani ndaj izraelit”, tha gazetari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu