Serbia në alarm, Komandanti i UÇK-së hyn në Kuvendin e Serbisë

Në Kuvendin e Serbisë në një vizitë pune do të qëndrojë një delegacion nga Parlamenti i Maqedonisë, me në krye me kryetarin Talat Xhaferi.

Disa deputetë serbë nuk e kanë pritur mirë lajmin për faktin se në Kuvend e Serbisë do të hyjë Talat Xhaferi, një figurë e partisë shqiptare BDI, në biografinë e të cilit thuhet se ai ishte një oficer i lartë i UÇK-së.

Xhaferi, i cili menjëherë pas zgjedhjes së tij si Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, kishte vendosur flamurin shqiptar në zyrën e tij, shumë deputetë serb kanë thënë se do të bojkotojnë vizitën e Xhaferit në parlamentin serb.

Kujtojmë se muajin e kaluar lideri i radikalëve serbë Sheshel, kishte sulmuar një delegacion të Kuvendit të Kroacisë, duke përdhosur flamurin kroat duke shkaktuar në të dy vendet një krizë të marrëdhenive politike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu